TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 16:33

Balliu flet para protestës: Askush nuk do na pengojë sot, qytetarët po vërshojnë drejt kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Balliu flet para protestës: Askush nuk do na pengojë sot,

Shefi i organizmit të Partisë Demokratike Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve të bashkohen dy orë para protestës të thirrur nga opozita.

Balliu tha se qytetarët do të vërshojnë në të gjithë kryeqytetin, pasi çdo gjë negative në këtë vend është kthyer në normalitet. Ai shton se çdo tentativë e mazhorancës për të penguar protestën e sotme do të dështojë.

“Sipas Balliut, çdo tentativë e mazhorancës për të penguar protestën e pasdites së sotme do të dështojë, pasi Shqipëria është kthyer në një vend ku drejtësia përdoret si armë për të vrarë këdo që denoncon aferat e kësaj qeverie të korruptuar.

Do të jemi në të gjithë qytetin. Secili të dalë nga kjo gjendje kome, çdo gjë është kthyer në normalitet, varfëria, korrupsioni. Mosbindja civile do të shtrihet kudo dhe përfshin një seri institucionesh.

Do të dështojë çdo tentativë për të penguar protestuesit. Jemi kthyer në një vend ku drejtësia përdoret si armë nga pushteti për të vrarë çdo kënd që denoncon. Dhe shembullin e kemi te lideri i opozitës, Sali Berisha me dosje farsë dhe dënimi i Salianjit. Një vend që s’ka drejtësi e liri, që ka vetëm pushtetin e dhunshëm të qeverisë meriton të rrëzohet. Çdo mjet është demokratik”, tha Balliu.

Lini një Përgjigje