TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 16:10

Protesta e opozitës/ Qindra qytetarë nga Lezha, Kruja dhe Fieri nisen drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës/ Qindra qytetarë nga Lezha, Kruja dhe Fieri nisen

Qindra qytetarë janë nisur drejt kryeqytetit  për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga PD.

Mbi 100 automjete private dhe 3 fugonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës.

Sipas informacioneve të marra pranë selisë blu, janë rreth 800 protestues të cilët do t’i bashkohen protestës. 

Po ashtu nga Kruja mësohet se rreth 600 protestues janë nisur me makina private për t’ju bashkuar protestës së organizuar nga opozita në kryeqytet.

Protestuesit mësohet se janë nisur nga Kruja, Fushë-kruja, Nikla, Thumana, Malësia, Bubqi, etj.

Ndërkohë nga Durrësi nuk ka organizim në nisjet e protestuesve. 

Po ashtu qindra qytetarë janë nisur mesditën e sotme nga Lezha për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozitë.

Nga Lezha janë nisur rreth 500 protestues ndersa në rang qarku rreth 1500 demokrat.  Shumë nga demokratet jan nisur me automjetet private. Kryetari i PD Gjin Gjoni dhe deputetja Lindita Metaliaj bënë me dije se qytetarët e Lezhës kanë shumë arsye për të protestuar. 

Lini një Përgjigje