TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 17:13

“Menduan se do na frikësonin”, Salianji thirrje demokratëve nga qelia: Protestoni, reagoni për lirinë tuaj!

Shkruar nga Pamfleti

“Menduan se do na frikësonin”, Salianji thirrje

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji iu ka bërë thirrej qytetarëve nga qelia e burgut pak orë para tubimit të opozitës që të reagojnë për padrejtësinë që po iu bëhet.

Më tej Salianji shprehet se duhet të reagosh për të fituar lirinë, pavarësisht pasojave që mund të vijnë më pas.

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq, Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë. Populli shkund çdo tirani! #Protesto#7Tetorora18:00”, shkruan Salianji.

salianji

Lini një Përgjigje