
Protestë së opozitës i është bashkuar edhe kreu i PL-së, Ilir Meta. Ky i fundi ka dalë së bashku me anëtarët e PL-së nga selia e partisë për tu bashkuar më pas para kryeministrisë me protestuesit dhe drejtuesit e PD-së, Noka, Bardhi, Gjekmarkaj e Paloka.
Gjatë marshimit nga selia e PL drejt bulevardit, Meta foli për gazetarët, duke thënë se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I qytetarëvë.
“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Ilir Meta.
Nga ana tjetër, deputetët e PD kanë dalë nga selia dhe janë nisur drejt Kryeministrisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.
Përpos tyre, në seli janë mbledhur edhe militantë, si edhe eksponentë të tjerë politik të Partisë Demokratike, si Gjekmarkaj, Paloka e të tjerë, të cilët po shkojnë në Kryeministri.
Lini një Përgjigje