TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 20:47

Protesta e opozitës/ Turma zhvendoset te selia e Kuvendit, thyen reklamat dhe hidhet gaz lotsjellës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës/ Turma zhvendoset te selia e Kuvendit, thyen reklamat

Pas Bashkisë së Tiranës, protestuesit janë zhvendosur te selia e Kuvendit ku zhvillohen seancat plenare. Ata kanë thyer reklamat dhe kanë hedhur gaz lotsjellës.

Tubuesit kanë ndjekur të njëjtin skenar duke hedhur tymuese dhe gaz lotsjellës. Ndërsa policia ka tentuar të ndalojë protestuesit duke krijuar një kordon.

Protesta e opozitës/ Turma zhvendoset te selia e Kuvendit, thyen reklamat

Ndërkohë, protestuesit kanë thyer xhamat e reklamave pranë Kuvendit, duke sulmuar edhe stacionin e autobusit.

Pas marshimit në Kryeministri dhe në selinë e Partisë Socialiste, protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme.

Në të treja institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotov, duke shkaktuar zjarre, të cilat u shuan nga zjarrfikësit dhe policia. Policia është përgjigjur me ujë dhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, gjatë tensioneve janë plagosur 10 efektivë policie dhe disa protestues.

Lini një Përgjigje