TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 17:12

Nuk pranon rezultatin, PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë e Gjirokastër; ja qarqet që kontestohen në KAS

Shkruar nga Pamfleti

Nuk pranon rezultatin, PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në

Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka paraqitur një tjetër ankimim pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), këtë herë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun Gjirokastër dhe Vlorë.

Pas ankimimeve të mëparshme në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë, PD kërkon tani shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu janë gati dhe pritet të depozitohen në KAS ankesat për Qarqet Fier, Elbasan, Durrës.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit.

Sipas tabelave përfundimtare, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, koalicioni PD-ADSHM mori 50 vende në Kuvend, ndërsa forcat e reja politike ndanë 7 mandate: 3 për PSD, 2 për partinë Mundësia, dhe nga 1 për Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

Partia Demokratike ka akuzuar për manipulim të gjerë të procesit, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit, ku deri më tani numri ka shkuar në pesë, por me siguri do të ketë edhe të tjera në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje