TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 16:56

Lapaj nxjerr provat: Në Fier dhe në Vlorë na janë vjedhur votat, duhet rinumërim

Shkruar nga Pamfleti

Lapaj nxjerr provat: Në Fier dhe në Vlorë na janë vjedhur

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka hedhur akuza të rënda për manipulime në numërimin e votave në zgjedhjet e 11 majit.

Pas marrjes së pamjeve filmike nga disa kuti, ai deklaron se ka mospërputhje flagrante mes votave faktike dhe atyre të deklaruara në procesverbal.

Sipas tij, diferencat e vogla në mandate në qarqet Fier dhe Vlorë e bëjnë të domosdoshëm një rinumërim të menjëhershëm.

Reagimi i plotë

Sapo morëm pamjet filmike, pasi vetëm dje na u vunë në dispozicion (ZAZ 59 në Fier ende nuk na është dhënë), dhe nisëm të shohim filmimet. Del se mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë, ka vend për rinumërim.

Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota, ne do të çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.

Kërkesa për rinumërim do të paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund të mos i kemi ato mandate, por edhe po të jetë prekur vetëm një votë, do të ndiqen penalisht.

Shembuj të manipulimit në procesverbale:

ZAZ 55, VNV 55/3, kutia 2831/00 – problem; i janë shtuar 4 vota PS-së dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 3017 – dy vota të pavlefshme i janë kaluar si të vlefshme PS-së;

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 – janë shtuar dy vota për PD dhe katër vota për PS;

ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 – janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Lëvizjes Atdheu;

ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01 – është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3;

 

Lini një Përgjigje