TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 14:41

Nga politika në aktrim, Monika Kryemadhi zbulon titullin e filmit ku merr pjesë 

Shkruar nga Pamfleti

Nga politika në aktrim, Monika Kryemadhi zbulon titullin e filmit ku merr

Monika kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, pasi u mor zyrtarisht e pandehur për çështjen CEZ-DIA.

Ajo tha se pasi hoqi dorë nga politika, është fokusuar tek arti dhe kultura, teksa zbuloi titullin e filmit ku po merr pjesë. 

Ajo tha se filmi quhet "Me Fat". 

"Nëse do të shkojmë në gjyq do të jetë i hapur. Nuk pushohet çështja, gjithë kjo. Une per heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën sipas SPAK.  Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh", tha Kryemadhi. 

Lini një Përgjigje