TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2025, 10:16

Pas Kukësit e Beratit, PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve edhe në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kukësit e Beratit, PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve edhe në

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Korçës.

Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi zgjedhor nuk ka qenë i rregullt.

Kujtojmë se Partia Demokratike ankimoi dje rezultatin e zgjedhjeve edhe në Qarkun Berat dhe Kukës. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.

Pas Kukësit e Beratit, PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve edhe nëPas Kukësit e Beratit, PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve edhe në

Lini një Përgjigje