
Doktor Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, i pyetur nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve, ai nuk e përjashtoi një gjë të tillë.
Alimehmeti deklaroi se sapo të mbarojë procesi i ankimimeve për votat, brenda PD-së duhet të bëhet analiza e zgjedhjeve dhe më pas të merren vendime për përgjegjësit.
“Absolutisht që analiza duhet bërë. Ke një Kuvend të dhjetorit 2023 ku unë kam kërkuar analizën e zgjedhjeve vendore e cila nuk u bë. Analiza duhet bërë medoemos dhe unë i qëndroj kësaj.
T’i bëjmë gjërat një çikë me etapa dhe unë nuk kam qenë kurrë për djegien e etapave. Të mbarojë një herë procesi se unë jam për vete në proces, të bëj unë një analizë personale. Kjo analizë kontribuon në analizën e qarkut të Tiranës, ndërsa 11 qarqet e tjera të them të drejtën unë nuk i kam ndjekur për fushatën dhe problematikat. Analiza i takon një grupi pune, kryesisë”, tha Alimehmeti.
Lini një Përgjigje