TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 22:08

Rama fut në “shkollë” Zegjinenë, Sarën, Tërmetin dhe “filizat” e tjerë, veteranët duhet të bëhen gati për zgjedhjet në bashki

Shkruar nga Pamfleti

Rama fut në “shkollë” Zegjinenë, Sarën,

Edi Rama e pastroi partinë nga të vjetrit dhe tani do të ketë në Parlament ‘filiza’ të rinj. Por Babloku e di se ata mund të bëhen meme si puna e deputetes së ‘kërpëratave’ dhe sot në festën e PS ka dhënë udhëzime që ata të ‘edukohen’.

Ndërkohë “Grada e Vjetër” ka marrë udhëzime që të përgatitet për zgjedhjet vendore. Edhe pse nuk foli qartë, Rama po përgatitet për zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë, teksa nuk përjashtohet dhe Tirana.

Edi Rama: Përpara se ta mbyll këtë fjalë, që është një fjalë përgëzimi, por dhe angazhimi të përbashkët, dua të prek nevojën emergjente që kemi për të ndërtuar në këta muaj tranzicioni mes dy mandateve një bazë nisjeje të posaçme, që rruga drejt finishit të Shqipërisë 2030, të nisë me hapat e duhur dhe me shpejtësinë e duhur dhe njëkohësisht të karakterizohet nga një qasje vet korrigjuese ne çdo drejtim e në çdo hap. Për këtë na duhet një volum pune përgatitore i konsiderueshëm deri në shtator, besoj biem dakord dhe po prek shumë përciptazi disa pika që ju ftoj ti pasuroni ditët që vijnë me propozime të tjera.

Së pari, akademia politike duhet të hapë në gjysmën e dytë të qershorit një sesion të posaçëm për të gjithë deputetet dhe deputetët që do të hyjnë për herë të parë në kuvend, ku do duhet dhe ndihma e deputeteve dhe deputetëve me përvojë pavarësisht nëse do jenë ose s’do jenë në legjislaturën e ardhshme ne kuvend dhe besoj se nuk do të mungojë gatishmëria për këtë ndihmë.

E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune, një apo dy ditore në Tiranë dhe jashtë Tiranës me grupet kyçe të interesit për suksesin e mandatit të katërt, ku të ulemi shumë shtruar dhe të përpiqemi të marrim vesh sa më shumë në mënyrë që të kuptojmë sa më shumë se sa dhe ku dhe si duhet të vet korrigjohemi me protagonistët e botës së inovacionit teknologjik, me fermerët dhe me agro përpunuesit, me përfaqësuesit në ndërmarrje prodhuese dhe me radhë, lista është e hapur për propozime por thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike që ne dëgjimin e njerëzve që jetojnë përditë me problematikat që ne përpiqemi t’i zgjidhim nga lart dhe nga larg, ta bëjmë shterues. Jam i bindur që do mësojmë shumë dhe do jemi më të sigurte në hapat që do hedhim më tej.

Së treti, nën udhëheqjen e drejtuesve politikë duhet të nisim menjëherë përgatitjen e hartave të veprimit për zhvillimin e qarqeve drejt Shqipërisë së 2030 si dhe duhet të nisim menjëherë paralelisht punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Lini një Përgjigje