TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 21:45

‘Zyrat klandestine për trenin bullgar’/ Berisha: Banda e Xhabaftëve zëvendësoi Rakipin me Gonxhen

Shkruar nga Pamfleti

‘Zyrat klandestine për trenin bullgar’/ Berisha: Banda e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon me akuzat për atë që ai e quan masakër zgjedhore.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha mori i shembull Vorën, ku Blendi Gonxhe doli fitues me shumë vota diferecë me pasardhësit.

Berisha: Në këto zgjedhje në të cilat, qytetet e mëdha të vendit dominohen nga bandat. A e patë çfarë ndodhi atë ditë në Vorë? Unë jam detyruar të shkoj në Vorë dhe të bëj një sulm të egër publik kundër organizatës kriminale Xhabafti, sepse ata terrorizonin qytetin. Ne armë tjetër përveç denoncimit s’kemi. Ditën e votimit ata fusnin dhe nxirrnin njerëzit...dhe nuk lëviznin nga vendi, ishin një Roberti tjetri Albert e me radhë dhe cili është rezultati? Rezultati është rreth 5 mijë vota Blendi Gonxhe dhe 2 mijë vota Ornaldo Rakipi, në një kohë kur Ornaldo kishte marrë 6 mijë vota në 2021.

Ajo bandë është bandë legale tani në Tiranë, atë kishte Erion Veliaj, iku ai tani e mori Gonxhja. Ajo kontrollon jo vetëm Vorën por një pjesë të Tiranës. Gonxhen e nxorën me 20 e ca mijë vota.

Kjo është banda e Xhabaftëve për Tiranën.

Merr zyrat klandestine në Tiranë. Forma më e egër e aktivitetit të patronazhistëve. Shkonin merrnin fletën e votimit dhe vazhdonte treni bullgar. Shkoje në zyrën ngjitur, dorëzoje votën që kishe bërë dhe merrje paratë. U kapën një seri prej tyre.

Lini një Përgjigje