TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 16:01

Nuk përfillën Bardhin, amerikanët i japin mbështetje Jorida Tabakut; deputetja pritet në takim nga Escobar dhe Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Nuk përfillën Bardhin, amerikanët i japin mbështetje Jorida
Tabaku në SHBA

Tabaku ka nisur një vizitë në SHBA dhe është pritur nga dy zyrtarët e lartë të DASH...

Ndryshon situata brenda kampit demokrat. Teksas Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Gazmet Bardhi po luftojnë që të marrin frerët e partisë, amerikanët duket se mbështesin një tjetër person. Ajo është Jorida Tabaku.

Gazmet Bardhi ishte pak ditë më parë në SHBA, ku nuk është se u përfill shumë. I vetmi takim me rëndësi ishte me Gabriel Escobar, por ai ishte takim kolektiv bashkë me deputetët e tjerë të delegacionit shqiptar. Pra një takim pa vlerë. Kjo u vërtetua se pas kthimit, Bardhi shkoi menjëherë poshtë dritares së Berishës, duke dëshmuar se nuk kishte marrë asnjë mbështetje në Uashington mbi ambicien e tij për të marrë drejtimin e partisë.

Por pas kthimit të tij, ka shkuar në SHBA, Jorida Tabaku, një emër që ka vendosur që të qëndrojë larg të gjthëve dhe të bëjë vetë opozitën. Tabaku ka vendosur të flasë në rrjetet sociale dhe të japë mendimet e saj në media, pa mbajtur krahun e Bashës, Berishës apo Bardhit. Dhe duket se ajo ja ka arritur të marrë mbështetjen e amerikanëve. Tabaku është pritur në Uashington nga Gabriel Escobar dhe Yuri Kim. Kjo e fundit tani me rol shumë të rëndësishëm në SHBA.

Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkruan Tabaku.

Deputetja është folur shpesh si një emër që mund të marrë drejtimin e PD. Mos vallë po projektohet nga amerikanët, të cilët nuk e duan më këtë kastë të vjetër? Bardhi është rreshtuar krah Berishës dhe SHBA nuk e pranon një gjë të tillë. Basha doli jashtë loje dhe vështirë se amerikanët duan të ringrejnë. Kështu që Tabaku duket një zgjedhje interesante. /Pamfleti

Lini një Përgjigje