TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 14:43

Bashkimi i Bardhit me Berishën, Xhaferraj: Respektoi vullnetin e demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi i Bardhit me Berishën, Xhaferraj: Respektoi vullnetin e

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka folur për bashkimin e Gazment Bardhit me qytetarët që tubojnë çdo ditë poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti Xhaferraj tha se Bardhi me veprimin e tij ka respektuar vullnetin e demokratëve.

Ai ka folur edhe për situatën e Partisë Demokratike ku tha se opozita duhet të bashkohet rreth një lidershipi dhe alternative të re.

“Bardhi respektoi një dëshirë dhe vullnet të protestuesve, sa qe unë mund të them se opozita mund të bashkohet. Duhet të jetë kusht i nevojshëm, ne duhet të bashkohemi rreth një lidershipi dhe alternative të re. Kjo është thelbësore për opozitën dhe Shqipërinë. Është ndryshe të jesh opozitë dhe ndryshe të jesh opozitë dhe alternativë.

Problemi është që pse sot nuk kemi mijëra dhe qindra protestues? Dy janë, e para opozita nuk po bën detyrën saj dhe e dyta, mazhoranca ka implementuar në Shqipëri liberalizimin taktik”, u shpreh Xhaferraj në ABC News.

ferdinand xhaferraj gazment bardhi partia demokratike

Lini një Përgjigje