Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se është gati të pranojë propozimin e PD të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.
Opozita kërkon që tu amnistohet vepra penale e protestuesve në periudhën 1 tetor 2018 – 31 dhjetor 2020 të cilët vijojnë të jenë në ndjekje penale apo proces gjyqësor.
'Organizimi i grumbullimeve e manifestime të paligjshme me pjesëmarrje të paligjshme të personave të armatosur, pra 261, 262, 263 që kanë të bëjnë me tubimet. Nga të dhënat që disponojmë janë afërsisht 100 persona të dënuar, kryesisht me shërbim prove. Në variantin sic është përfitojnë 2500 persona që janë në shërbim prove dhe përfshihet dhe kjo kategori.
Ajo që ka të bëjë me ndjekjen penale, sepse një pjesë janë ende në hetim apo në gjykim dhe nuk ka marrë vendimi I formës së prerë. Kemi kërkuar të dhëna për këtë kategori shumë shpejt do e vëmë në dispozicion. Janë në kategori përfituese.
Lidhur me ndjekjen penale do e shohim amendamentin që ka depozituar Alibeaj por jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshtim.', tha Manja.
Partia Socialiste po vijon negociatat me Partinë Demokratike për të miratuar projektligjin për aministinë penale për të cilën duhen 84 vota.
Sipas projekligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.
Lini një Përgjigje