TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 09:49

“Reformim i radhëve të policisë”, Balla: 70 përqind e qytetarëve i besojnë uniformave blu

Shkruar nga Pamfleti

“Reformim i radhëve të policisë”, Balla: 70

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke folur për Policinë e Shtetit, tha se duhet të jetë në krye të institucioneve më të besueshme nga publiku.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se mbështetja e qytetarëve për policinë është në masën 70 përqind.

“Kemi nisur një proces të thellë të vetë-pastrimit të policisë, për të pasur si në drejtim edhe në rolin bazë, jo vetëm më profesionistët, por edhe ata me më integritet.

E vërteta është që përballë sfidave gjithnjë në zhvillim, roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks. Nga kërcënimet kibernetike, lufta kundër narkotikëve, krimit të organizuar forca jonë policore duhet të përshtatet dhe të jetë inovatore për të mbrojtur e po aq, për t’i shërbyer publikut”, tha Balla.

Ministri tha më tej se reformimi i radhëve të policisë dhe vetë-pastrimi, vijnë në kuadër të angazhimit për të patur një shërbim policor të duhur.

Ai njoftoi se paralelisht do të vijohet edhe zbatimi i programit për strehim për familjet e reja të policëve.

Ministri i Brendshëm i bëri deklaratat në ceremoninë e çertifikimit të kursantëve që kanë përfunduar me sukses kursin e 18-të për “Patrullë e Përgjithshme”, ceremoninë e fillimit të studimeve të kursantëve të rinj në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe të fillimit të kursit për “Specialist për Hetimin e Krimeve”, për studentët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.

Ai gjithashtu u shpreh se detyra e policimit është një përgjegjësi e lartë, ndërsa uniforma nuk përfaqëson vetëm policinë, por është simbol i shtetit dhe qytetarëve tek efektivët.

taulant balla policia

Lini një Përgjigje