TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 22:04

Tensionet për 'Zgjedhoren', Haklaj: Skenar i mirëorganizuar nga Rama, Meta dhe Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet për 'Zgjedhoren', Haklaj: Skenar i mirëorganizuar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është një skenar nga “trekëndëshi i bermundës”, duke iu referuar Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Bllokimi ka tre muaj që është një platformë e qartë e saktë e kalkuluar mirë e trekëndëshit të bermudës. Ata duan bashkëkryetar Bylykbashin ky është bërë njëherë bashkëkryetar dhe ka dështuar. Është skenar i qartë i mirë-organizuar dhe ka regjisor Ramën dhe Berishën. Sepse Rama e të gjithë Ramat i tremben listave të hapura. Pse nuk i mbështesin partitë politike propozimet”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Haklaj tha se nëse nuk finalizohet Reforma Zgjedhore, zgjedhjet e 2025 nuk certifikohen nga ndërkombëtarët.

“Në 2021 i është grabitur karrige e kryeministrit Bashës sepse ky zotëria ka marrë 48% të votave dhe është kryeministër i Shqipërisë. S’ka shans që zgjedhjet e 2025 t’ia certifikojnë ndërkombëtarët nëse të paktën vendimin e gjykatës kushtetuese nuk e implementon kodin zgjedhor”, tha Haklaj.

Lini një Përgjigje