TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 21:51

"Lufta" për reformën zgjedhore, Fatos Klosi: Kodi nuk influencon shumë te rezultati, propozimet e Bashës të pamundura

Shkruar nga Pamfleti

"Lufta" për reformën zgjedhore, Fatos Klosi: Kodi nuk

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi ka folur për Reformën Zgjedhore dhe propozimet kyçe të PD. Sipas tij, gjithmonë ka pasur debate dhe ndryshimet janë bërë në momentin e fundit, por Kodi asnjëherë nuk ka sjellë ndryshim rezultati.

Në të gjitha reformat që janë bërë janë bërë pak kohë para zgjedhjeve dhe me ngut sepse asnjëherë s’janë marrë vesh. Duket sikur kodi zgjedhor nuk influencon në zgjedhje”, tha Klosi në “Repolitix”.

Edhe pse Rama sipas Klosit nuk e do reformën, ai mund të pranojë që të realizohet për të çuar më tej demokracinë.

E bën për të shkuar për demokraci më tej, për të dhënë një mesazh. Tani janë krijuar shumë parti, më të vogla, dhe kërkojnë që të ndryshojë, ishalla ndryshon për disa gjëra të rëndësishme. Nuk ka ndonjë pretendim të keq”, tha Klosi.

Sa i përket listave të hapura Klosi tha se nuk do të bëhen, kurse propozimin tjetër të Bashës për 1 zonë kombëtare zgjedhore tha se është i padrejtë.

Kërkesa e zotit Basha për një zonë kombëtare zgjedhore. Kjo për mua nuk është e drejtë, zona kombëtare zgjedhore. Sepse nuk i motivon njerëzit të punojnë elektoralisht në zonat e tyre. Jam pothuajse i sigurt që nuk bëhen listat e hapura”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje