TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 12:03

Nesër PS voton ligjin për lojrat e fatit; cili do të jetë skenari i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Nesër PS voton ligjin për lojrat e fatit; cili do të jetë

Seanca e nesërme e parlamentit, ashtu si prej kohësh, pritet të karakterizohet nga tensione nga deputetët opozitarë.

Në rendin e ditës janë për t’u votuar projektligji për lojrat e fatit si dhe projektligji për dekoratat, të cilat presidenti Bajram Begaj i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërsa deputetët e Bardhit dhe të Berishës pritet që të përsërisin skenaret e kaosit.

Në seancën plenare të ditës së nesërme nuk do të jenë të pranishëm 19 deputetët e përjashtuar në datën 29 janar 2024. Ndërsa sot PS kërkoi dhe përjashtimin e katër deputetëve të tjerë: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se aksioni i tyre do të vijojë të përshkallëzohet deri kur t’i plotësohen kërkesat që i kanë drejtuar Kuvendit, ku përfshihen edhe komisionet hetimore.

Megjithatë mazhoranca i ka votuar të gjitha ligjet edhe pse seancat kanë zgjatur pak minuta.

parlament opozita

Lini një Përgjigje