TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 10:04

Seanca për Gërdecin / Mediu: Dëshmitarët mos të heshtin, kam 16 vite që pres të pyetem

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për Gërdecin / Mediu: Dëshmitarët mos të

Sot është mbajtur seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”, në Gjykatën e Posaçme, ku prej mëngjesit është paraqitur ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, për shkak të mos paraqitjes së dëshmitarëve.

Ish-ministri Mediu në fjalën e tij pasi ka dalë nga GJKKO ka thënë se dëshmitarët nuk duhet të heshtin.

“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj. Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.

Secili të vijë e të mbajë qëndrim mbi punën e ministrisë. Mos zgjidhni heshtjen sepse me dëshmitë duhet të hidhet dritë. Do konsultohem me avokatët, kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi çështjen”, ka thënë Mediu për mediat.

Në listën e dëshmitarëve për ditën e sotme ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha i cili ndodhet në Amerikë. 

Hoxha në një bisedë që ka pasur me ambasadorin amerikan në Tiranë asokohe i ka zbuluar këtij të fundit se të gjitha urdhrat për procesin i ka dhënë Fatmir Mediu.

Ndërsa siç u zbulua më tej, Hoxha ka thënë edhe se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, e ka kërcënuar duke i kërkuar të vijonte me dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec. 

Seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit do të mbahet në 21 shkurt.

fatmir mediu gjkko gerdeci

Lini një Përgjigje