TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 22:38

Opozita 3 orë miting/ Nisi si protestë kombëtare, u katandis në tubim para Bashkisë së Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita 3 orë miting/ Nisi si protestë kombëtare, u katandis

Pavarësisht se Berisha deklaroi se betejën e ka me Edi Ramën, sërish protesta përfundoi si betejë kundër Veliajt. Një kopje e asaj që shohim prej javësh...

Ndonëse nisi si një protestë kombëtare, u katandis në një tubim nga ata që kemi parë çdo javë. Pas afro 2 orësh tubim para Kryeministrisë, militantët e PD u zhvendosën te Bashkia e Tiranës.

Edhe pse Berisha kërkoi qeveri teknike dhe u shpreh në fjalim se e ka betejën me Edi Ramën, në fakt besnikët e tij e kanalizun protestën te Erion Veliaj, duke zbehur protestën kombëtare.

Opozita 3 orë miting/ Nisi si protestë kombëtare, u katandis

Para Bashkisë së Tiranë pati sërish tensione. Militantët hodhën bomba molotov, por pa dëme. Më pas pati përplasje me policinë. Pas afro 3 orësh, më pas nisi zhvendosja e qytetarëve drejt Selisë dhe më pas protesta mori fund.

Zhvendosja para Bashkisë dëshmon dhe një herë se opozita akoma nuk po e kupton se vitin që vjen janë zgjedhjet parlamentare. Beteja është me Ramën dhe jo me Veliajn. Po ashtu duket dhe si një lloj uniteti mes PS dhe PD, duke vënë Veliajn në shënjestër.

Opozita 3 orë miting/ Nisi si protestë kombëtare, u katandis

Sa i takon protestës para Kryeminsitrisë, fjalën e morën mbështetës të PD, por jo deputetë dhe përfaqësues të saj zyrtarë.

I vetmi që foli ishte Sali Berisha, i cili ju drejtua mbështetësve përmes një lidhje Live. Gjatë fjalës së tij pati hedhje të bombave molotov para Kryeministrisë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz apo materiale.

Berisha në fjalën e tij kërkoi qeveri teknike, duke i bërë thirrje Ramës të lejojë rrotaconin politik. “Prandaj kushtrimi im sot, shkon për çdo parti opozitare, tradicionale apo të reja qofshin ato, për shoqërinë civile dhe mediat, për veprimtarë dhe aktivistë të të gjitha fushave. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtim i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të bashkoheni me ne për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë! Kushtrimi im sot shkon për çdo demokrate e demokrat, për socialistët e zhgënjyer dhe qytetarët e paparti, për shqiptarët kudo që ndodhen. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Bashkohuni me ne për të lidhur besën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë”, tha Berisha.

Në protestë mori pjesë edhe Ilir Meta. Por ky i fundit kishte hallin e tij. Meta nuk kurseu sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. 

Ky e ka bazuar pushtetin kriminal te Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA”, tha ai. /Pamfleti

Lini një Përgjigje