
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i cili ishte ndër mbështetësit e Lulzim Bashës vendosi ti bashkohej protestës së opozitës këtë të të enjte.
I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha se përse po proteston sot, ai tha se të gjithë shqiptarët kanë arsye për të protestuar, por arsyeja që i bashkon të gjitha është largimi i qeverisë dhe kryeministrit Rama.
“Nuk jam ndarë ndonjëherë nga demokratët edhe pse ata u ndan, unë gjithmonë e kam thënë se konflikti nuk do të shkonte deri në rrënjët e demokratëve. Sot është një moment për të reflektuar se demokratët nëse nuk bëhen bashkë, opozita nuk ka asnjë shans suksesi përball një përbindëshi politik si Edi Rama.
Unë jam këtu si deputet por edhe si qytetar për tu bashkuar kundër Edi Ramës dhe për largimin sa më parë të kësaj qeverie thellësisht më e inkriminuara në 32 vite pluralizëm politik. Është lajmotiv kryesor deri sa largimi i kësaj qeverie të bëhet realitet. Në këtë shesh dikush proteston për lirimin e Sali Berishës, dikush për largimin e Edi Ramës, dikush për qeveri teknike, dikush për ilaçet e onkologjikut, çfarë i bashkon të gjitha këto, është largimi i Edi Ramës”, tha Çollaku.
Lini një Përgjigje