TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 21:28

“Horra e vagabonda”, Meta kërcënon prokurorët: Do ta paguani kur të vijmë në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti

“Horra e vagabonda”, Meta kërcënon prokurorët: Do ta

Kreu i PL-së Ilir Meta gjatë fjalës së tij në tubimin e opozitës para Kryeministrisë, kërcënoi prokurorët, të cilët sipas tij kanë arrestuar padrejtësisht Berishën.

Meta u shpreh se prokurorët duhet të kenë kujdes me sjelljet dhe veprimet e tyre, pasi kur opozita të rikthehet në pushtet, të gjithë ata do të përballem me vettingun e ri. Sipas tij të gjithë ata që mbulojnë krimet e Ramës do të japin llogari.

I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vetingum dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra e vagabonda pa personalitet që ju merret goja”, tha Meta.

 

Lini një Përgjigje