TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 21:13

“Spitalet drejtohen nga patronazhistët", mjeku Dasho në protestë: Të ndëshkohen hajdutët e qeverisë Rama

Shkruar nga Pamfleti

“Spitalet drejtohen nga patronazhistët", mjeku Dasho në

Mjeku i njohur Erion Dasho ka folur në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se ky tubim jep dy mesazhe: i pari, mesazhi i shpresës dhe i dyti, ai i forcës.

Sipas mjekut, qytetarët janë vjedhur në këto vite të qeverisjes së Rilindjes. Teksa u ndal tek shëndetësia, Dasho theksoi se nuk mund të ketë sistem të drejtë shëndetësor nëse nuk ndëshkohen hajdutët.

Erion Dasho u shpreh se spitalet nuk drejtohen nga mjekë dhe profesionistë, por nga patronazhistë.

“Ky tubim dërgon dy mesazhe, i pari mesazhi i shpresës për qytetarët më të grabitur të Evropës. Mesazhi i dytë është mesash forcë. Ju i keni ditët e numëruara. Është çështje ditësh para se ti Edi Rama të shkosh ti bësh shoqëri Beqajt.

Në 30 vite shqiptarët nuk janë qeverisur nga një bandë. Me një mashtrim e nisi Rilindja qeverisjen e saj, shëndetësi falas. Sot i ka dhënë një shëndetësi falas, ku po nuk pagove vdes.

Vjedhje në shëndetësie nuk kanë ndodhur kurrë më parë. Sistemi shëndetësor vuan nga ata që drejtohet. Spitalet shqiptarë sot nuk i drejtojnë mjekët, por një grup patronazhistët.

Pa ndëshkuar hajdutët nuk mund të ndërtohet një sistem i drejtë. Kurrë nuk kanë ndodhur që t'iu vidhen 500 milionë euro të sëmurëve shqiptarë, për të pasuruar Vilmat dhe oligarkët e rilindjes”, tha mjeku Dasho.

Lini një Përgjigje