
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur pak para protestës së opozitës. Ai tha qëllimi i protestës së sotme është lirimi i liderit të opozitës Sali Berisha dhe një qeveri teknike.
“Specifika e protestës së sotme lidhet me momentin kur mbahet, mesazhet dhe arritjen e qëllimeve që i ka vënë vetës; për lirimin e liderit të opozitës dhe krijimin e një qeverie teknike. Qytetarët kërkojnë sot një rotacion politik që pengohet nga skema e instaluar nga Rama. Kjo protestë është akt bashkimi madhor i PD, i pritshëm nga qytetarët por ka thelbin e aksionit të saj që janë ato synime që përmenda më sipër”, tha Boçi.
Militantët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në oborrin e selisë së PD për t’u bashkuar në bulevardin dëshmorët e kombit dhe para kryeministrisë aty ku pritet të mbahet protesta e opozitës.
Lini një Përgjigje