TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 19:29

Protesta e opozitës, Salianji: Pjesëmarrja do tejkalojë 20 shkurtin, qytetarët kërkojnë qeveri teknike

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Salianji: Pjesëmarrja do tejkalojë 20

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka paralajmëruar se qytetarët në protestën e sotme do të kërkojnë qeveri teknike, për shkak të keqqeverisjes së Ramës.

Para nisjes së protestës së opozitës, Salianji tha se pritet të ketë masivitet, duke tejkaluar pritshmëritë e protestës së 20 shkurtit.

“Protestat janë instrument i luftës politike dhe padiskutim që çdo nisje e një aksioni sidomos protestat nisin për ta arritur qëllimin. Besoj se qëllimi është i arritshëm. Nëse ka masivitet, nëse ka pjesëmarrje dhe nëse ka intensitet në vazhdimësi të reagimit qytetar padiskutim që të gjitha objektivat e vendosura për protestën do të realizohen. Nga të dhënat që ne marrim nga degët e PD, protesta e sotme është nga masiviteti pritet të jetë shumë e madhe sesa protesta e 20 shkurtit e cila ishte një ndër protestat më të mëdha të opozitës. Halli kryesor i qytetarëve është Edi Rama dhe qeveria, pra kërkojnë që të largohet qeveria dhe Edi Rama”, tha Salianji.

Sipas deputetit, shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, duke nisur nga shëndetësia, që sipas tij është katastrofë në çdo nivel.

“Kanë shqetësim arsimin, që Shqipëria është e fundit, kanë shqetësim rritjen e kostove të jetesës. A është e drejtë që të izolohet pa akuzë lideri i opozitës? Një nga arsyet themelore është edhe për të krijuar një sistem të së drejtës në këtë vend, për të krijuar një qeveri teknike por edhe për të bërë thirrje për drejtësi për Berishën”, u shpreh Salianji.

Lini një Përgjigje