TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 18:25

Çfarë do të bëjë Ilir Meta, do t’i bashkohet protestës apo do ta braktisë Berishën?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të bëjë Ilir Meta, do t’i bashkohet

Opozita do të zbresë sot në shesh kundër qeverisë. Në orën 20.00 është paralajmëruar tubim kombëtar para Kryeministrisë, teksa do të kërkohet qeveri teknike dhe lirimi i Sali Berishës.

I vetmi që nuk ka folur fare për protestën është Ilir Meta. Teksa Berisha përditë u kërkon qytetarëve që të mblidhen në tubim, Meta nuk e ka përmendur fare.

Pak para nisjes së protestës, mësohet se ai ka thirrur këshillin drejtues të PL te Hotel Tirana. Mbetet të shihet nëse më pas do shkojnë te protesta, apo do i dalë punë Metës.

Bëhet me dije se mbi 1100 forca policie do të jenë në terren. Po ashtu mësohet se në afërsi të Piramidës do të qëndrojnë forcat “Shqiponja” dhe “Forcat e Sigurisë Kombëtare”.

Disa nga rrugët pranë vendit ku do të zhvillohet protesta do të jenë të bllokuara, siç tregohet edhe më poshtë.

Lini një Përgjigje