TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 16:29

Tubimi i opozitës, Gjekmarkaj: Do të jetë protestë e fuqishme, pritet pjesëmarrje masive

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i opozitës, Gjekmarkaj: Do të jetë protestë e

Nënkryetari i kuvendit Agron Gjekmarkaj, ka folur pas para protestës së opozitës e cila do të mbahet sot në orën 20:00 përpara Kryeministrisë.

Gjekmarkaj tha se do të jetë një organizim madhështor, ku pritet të vijnë një numër i lartë mbështetësish.

“Do të jetë një protestë e fuqishme dhe madhështore. Një protestë kundër varfërisë… ne prekim kudo. Ajo që na prek më shumë është shkretimi Shqipërisë. Siç ishte edhe Censusi i manipuluar. PD ka ardhur me skemë për të bërë ndryshim në votë. Protesta përtej skenarësh që do të ketë, është një institucion demokratik. Le ta shohim si do të shkojë. E rëndësishme është pjesëmarrja e madhe, protestë që do të kalojnë 20 shkurtin”, tha Gjekmarkaj.

Ai foli edhe për shtyrjen e hetimeve të çështjes së Sali Berishës, i cili ndodhet ende nën arrest shtëpie. Gjekmarkaj u shpreh se ish-kryeministri po mbahet në mënyrë të padrejtë, teksa shtoi se Berisha nuk paraqet asnjë rrezik për prishje provash apo largim nga vendi.

“Kur thua Sali Berisha duket sikur redukton çështjen tek një individ. Duhet ta kalojmë më tepër se tek një individ. Në momentin që flasim individi Sali Berisha është lider opozite, përfaqëson gjysmën e Shqipërisë. Ai po mbahet në mënyrë të padrejtë, duhet të ketë një proces të drejtë. Berisha nuk paraqet asnjë rrezik për prishje provash dhe largim. Inkurajoj SPAK se nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Ne kemi nevojë për liderin tonë në aksion, jo të izoluar. Se unë po lexoja edhe për shtyrjen e hetimeve me tre muaj… shtyrje pas shtyrje të hetimit. Personi në fjalë për sa kohë nuk ka një akuzë nuk mund ta mbash.

Unë jam dëshmitar i historisë, nuk ka ndodhur ku një ish-president, ish-kryeministër dhe lider opozitës të sulmohet dhe gjykata të triumfojë dhe ti kufizojë lirinë një deputeti. Ai iu bind për të mos respektuar një dënim të paligjshëm”, u shpreh ai për “TCH”.

 

Lini një Përgjigje