Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e tij në takimin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s në Washington.
Në ndryshim nga drejtuesit e shteteve të tjera, Rama kishte zgjedhur që kostumin e tij zyrtar, ta “thyente” me një palë atlete të bardha.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ky i fundit “nuk ia ka hequr sytë”, e ndërsa nuk ka nguruar as që ta komplimentojë.
???????? Edi Rama's white sneakers drew attention at the NATO summit in Washington.
— kos_data (@kos_data) July 10, 2024
Macron gave Rama a nod of approval. pic.twitter.com/cuotByRkmV
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga darka shtetërore të Presidentit të Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s.
Rama shihet së bashku me të shoqes, Linda Rama, në krah të kryeministrit të Kanadasë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, teksa prej disa ditësh ndodhen në Uashington, në një vizitë zyrtare për 75-vjetorit të NATO-s.
“Shtëpia e Bardhë – Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje