TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 11:05

Berisha kërkesë SPAK për lehtësimin e masës së sigurisë: Më lejoni takim me mjekë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kërkesë SPAK për lehtësimin e masës së
Sali Berisha

Gjykatën e Posaçme ka shtyrë ditën e sotme procesin për ish kryeministrin Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dy mujor.

Seanca e radhës u caktua në datën 19 korrik.

Sot avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë. Berisha i kërkon aktet për informacionet dy mujore pra për punën e SPAK pa pagesë.

Në kërkesën e depozituar në Gjykatë, gjithashtu avokati i ish-kryeministrit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, me argumentin se kërkon të takohet me klientin e tij, për të përgatitur një mbrojtje efektive përpara gjykatave të brendshme të vendit dhe përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe t’i mundësohet takimi me mjekë në rast nevoje.

Kjo është hera e parë që depozitohet një kërkesë e tillë nga mbrojtja e Berishës.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë është rrëzuar po sot kërkesa e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Berisha është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me vendim të gjyqtares Irena Gjoka në datë 30 dhjetor të vitit 2023.

Prej 30 dhjetorit, Berisha ndodhet nën arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

SPAK thotë se Berisha ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore, kompleksi sportiv Partizani. Berisha i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza, duke i cilësuar si sulme politike të kryeministrit Edi Rama.

berisha

Lini një Përgjigje