TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2024, 22:58

“I vetmi organ qe funksionon në interesin publik”, Hajdari për SPAK: Është shpresa e fundit!

Shkruar nga Pamfleti

“I vetmi organ qe funksionon në interesin publik”, Hajdari

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se SPAK momentalisht është i vetmi organ që po funksionon në interesin publik.

E ftuar në emisionin “Now”, në “Euronews Albania”, ajo shtoi se SPAK është e vetmja shpresë e shqiptarëve dhe se opozita duhet që të forcohet sa më shumë që të jetë e aftë të rrezojë qeverinë.

“SPAK ka bërë veprime të cilat e kanë vënë në dyshim në mënyrën se si ka përdorur dy standarde qoftë me disa çështje sidomos nëse flasim për incerenatoret. Mendoj që mbështetja e SHBA dhe drejtësia e re, dhe disa vendime që ka marrë SPAK pra ka një lloj rezultati ndaj mendoj nëse SPAK do të jetë në lartësinë e duhur sepse është i vetmi organ qe po funksionon në interesin publik.

Ndaj çka mbetur tani shpresa e fundit e shqiptarëve duke qenë se dhe Rama ka përçare opozitën me politikat e tij e ka bërë shumë të vështire që në këtë vend të ketë hapësirë që qytetarët të angazhohen dhe të jenë pjesë e politikës. Çfarë është e rëndësishme është që SPAK të funksionojë dhe opozita të jetë sa me frytdhënëse” tha Hajdari.

Lini një Përgjigje