TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2024, 21:56

Shqipëria peng i korrupsionit/ Ambasadori i BE mesazh të fortë politikës: Lëreni SPAK të bëjë punën, boll ndërhytë te drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria peng i korrupsionit/ Ambasadori i BE mesazh të fortë
Silvio Gonzato

SPAK po përballet me presione të shumta, por duket se ambasadori ja u ka bërë të qartë të gjithëve që të mos “fusin hundët” te drejtësia.

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë dhe klasës politike në vend.

Duke folur nga Shkodra, ai e bëri të qartë se pa luftur korrupsionin, nuk ka integrim në familjen evropiane. Ai u shpreh se SPAK është institucioni që mund ta luftojë këtë fenomen dhe kërkoi nga të gjithë që ta lënë prokurorinë të bëjë punën e saj.

SPAK po përballet me presione të shumta, por duket se ambasadori ja u ka bërë të qartë të gjithëve që të mos “fusin hundët” te drejtësia.

Ne nuk flasim për hetime qe po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vetë, të krijojmë hapësirën që ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund te them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe që është problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE, e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mire, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetëm njërën anë, atë të atyre që dënohen për korrupsion, por edhe anën tjetër atë të strukturës së korrupsionit, cila është klima që krijon mundësitë për korrupsion dhe të adresohen. Kështu që unë mendoj se duhet të hapim spektrin dhe ta adresojmë këtë në mënyrën më strukturuese”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndjekin rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardhshme duhet te shmangim një rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

Kjo është diçka qe me ka preokupuar që në fillim kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qarte qëndrimin tim, bazuar edhe dokumentin zyrtar tonin është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyre gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu tani di se janë edhe disa çështje tjera që duhen adresuar që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish. Unë ende shpresoj që partitë do gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëvë shqiptarë. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral i cili ndoshta kontestohet, por që prodhojnë një stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-se. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një faze të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje