
Policia është vënë në gatishmëri. Mësohet se janë mbi 1 mijë forca që do të angazhohen ditën e protestës, përveç forcave të Gardës dhe SHISH. Po ashtu sot në mbrëmje do të instalohen kamera me rezolucion të lartë dhe pritet të bëhet blindimi i derës kryesore të Kryeministrisë...
Ndonëse nesër pritet të jetë një ndër ditët më të nxehta të vitit, opozita do të zbresë në shesh për të protestuar kundër qeverisë.
Tubimi do të nisë në orën 20.00 dhe pritet të jetë i ngjashëm me ata protestat kombëtare që kemi parë edhe herët e tjera. Synimi i Berishës duket se do të jetë të masë forcën pas marrjes së vulës, por edhe për të rritur presionet ndaj drejtësisë, pasi prej më shumë se 6 muajsh ndodhet në izolim shtëpiak.
Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani, do të jenë më shumë se 10 folës, në një miksim mes figurave kryesore të partisë dhe disa personaliteteve të rinj që janë afruar me PD së fundi. Berisha pritet të flasë online nga banesa, ndërsa mbetet të shihet nëse do të shkojë Ilir Meta apo jo. Ky i fundit i ka shkuar poshtë banesës disa herë Berishës, por te protestat e ka lënë shpesh herë në baltë. Madje asnjëherë nuk e kemi parë këto ditë të bëjë thirrje për pjesëmarrje.
Planet janë që protesta të zgjasë rreth dy orë, teksa nuk përjashtohen dhe incidentet sporadike. Sinjalet janë se mund të kemi skena si ato para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët mund të hedhin bomba motov dhe mjete të tjera prioteknike.
Ndërkohë policia është vënë në gatishmëri. Mësohet se janë mbi 1 mijë forca që do të angazhohen ditën e protestës, përveç forcave të Gardës dhe SHISH. Po ashtu sot në mbrëmje do të instalohen kamera me rezolucion të lartë dhe pritet të bëhet blindimi i derës kryesore të Kryeministrisë.
Vetë organizatorët e protestës kanë thënë se ky tubim është dhe për Berishën, pasi do të kërkohet lirimi i tij. Po ashtu kërkesë tjetër mbetet qeveria teknike. “Kryefjalë do jetë qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pasi Rama në 11 vite i ka vjedhur zgjedhjet. Kauzë tjetër është dhe lirimi i kryetarit të opozitës doktor Berishës”, tha Belind Këlliçi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje