
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 11 korrik, në protestën e opozitës. Edhe pse ai tha se ata nuk e rrëzojnë dot qeverinë.
Ai tha se nuk ka dyshime që protesta do të jetë masive, pasi sipas tij shqiptarët po përballen çdo ditë me skandale të reja.
“Prania masive e qytetarëve që prej kohësh nuk pajtohen me të keqen, nuk pajtohen me këtë qeveri, nesër të mos rrinë në kafene. Mos të rrinë të shkruajnë në media sociale kundër qeverisë por të dalin nesër në rrugë.
Ne kemi bërë protesta masive edhe në raste kur kushtet kanë qenë shumë më të këqija, unë nuk dyshoj aspak se protesta nesër do jetë masive, për më tepër kur shqiptarët nga dita në ditë përballen me skandale të reja”, tha Paloka në Eronews Albania.
Lini një Përgjigje