TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 17:31

Petro Gjikuria në garë për Bashkinë Himarë, "Kathimerini": Biznesmeni shqiptaro-amerikan kundër kandidatit të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Petro Gjikuria në garë për Bashkinë Himarë,

Mediat greke kanë shkruar për kandidantin për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, biznesmenin shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria.

“Kathimerini” shkruan se organizata Omonia që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipërinë e Jugut dhe partitë e opozitës shqiptare zgjodhën si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura bashkiake të 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria, një shqiptar etnik grek që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara.

Kandidimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht në Himarë në orët në vijim, por Gjikuria ka konfirmuar se do të garojë përballë Vangjel Tavos.

“Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshonin kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan. Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie.

“Duke parë të gjitha këto dhe pasi mësova për shpalljen e zgjedhjeve vendore në datën 4 gusht, mora vendimin të bëj një hap përpara për vendin, të shpall kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe të kërkoj nga partitë politike, nga shoqatat e ndryshme dhe nga çdo bashkëqytetar të mbështesë këtë kandidaturë dhe të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës”, shkruan Gjikuria, citon “Kathimerini”.

Ai do të kandidojë kundër Vangjel Tavos nga Partia Socialiste. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë hoqi mandatin e Fredi Belerit, një tjetër grek etnik, i cili u akuzua për blerje votash dhe më pas u dënua me dy vjet burg.

 

Lini një Përgjigje