TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 17:51

“Bëjnë deklarata bosh”, Shehu kundër Bardhit dhe Hajdarit: Berisha është kandidati jonë për kryeministër!

Shkruar nga Pamfleti

“Bëjnë deklarata bosh”, Shehu kundër Bardhit dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dalë kundër deklaratave të Rudina Hajdarit se Berisha nuk dihet të jetë lideri i PD dhe kandidati për kryeministër i PD. Madje në disa dalje edhe Bardhi e ka lënë të nënkuptohet që Berisha s’duhet të jetë kandidati për kryeministër.

I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Shehu i quajti deklarata boshe, ndërsa theksoi se Berisha do jetë kandidati për kryeministër i PD në zgjedhjet e 2025.

“Diskutime bosh, e përcakton elektorati i PD, anëtarësia, se kush do jetë kryetari i PD. E ka caktuar që është Berisha. Çdo forcë politike serioze paraqitet në zgjedhje me kandidat me kryetarin e saj. Ata që kanë mendime ndryshe nuk njohin rregullat themelore dhe të përfaqësimit në politikë”, tha Shehu.

I pyetur nëse PD është e hapur për pranimin e figurave si Alibeaj dhe Basha, Shehu u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata që bëjnë opozitë.

Me emra nuk flas, PD është e hapur për të gjithë ata që duan të bëjnë opozitën. Ta gjykojë PD dhe opinioni gjithkënd si emër bën apo jo opozitë. Ne luftuam kundër bakërizimit të PD, për të mbajt të hapur, jo me dyer hekuri, por për ta kthyer në një parti me dyer të hapura për ata që duan të bëjnë opozitë.

Çdo gjë që është në statut është e mundur, kjo u bë edhe për të bashkëjetuar në. Krijimi i fraksionit i krijon atyre që kanë një mendim ndryshe brenda kuadrit të përgjithshëm të partisë, të kenë përfaqësimin e tyre”, tha Shehu.

Lini një Përgjigje