TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 20:18

Protestuesit përgatiten për tensione, policia gjen qese me gurë të fshehura afër Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit përgatiten për tensione, policia gjen qese me gurë

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë, tubim i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Policia ka gjetur të paktën pesë qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën, madje mund të lëndonin dhe forcat e rendit.

Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.

Ndërkohë që disa rrugë në Tiranë janë bllokuar për të mundësuar protestën e mbështetësve të Berishës, mbi 1000 forca policie janë në gatishmëri.

Protestuesit përgatiten për tensione, policia gjen qese me gurë

Lini një Përgjigje