TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2024, 20:23

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë, bomba moltov para Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Me mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, me parrulla “Narcos”, "Free Berisha", etj., teksa pati dhe sulme me molotov...  

Opozita ka zbritur sot në shesh kundër Edi Ramës. Pas protestave para Bashkisë së Tiranës, PD ka organizuar sot një protestë kombëtare. Me mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, me parrulla “Narcos”, "Free Berisha", etj.  

Berisha duket se po tenton të masë forcën pas marrjes në vulës, se sa njerëz ka nga pas. Nga ana tjetër, pati kërkesa në këtë protestë për qeveri teknike. Në shumë raste Berisha ka artikuluar se nuk ka zgjedhje me Ramën. 

Po ashtu padyshim qëllimi i kësaj proteste ishte dhe për të dërguar një mesazh te drejtësia. Berisha është në izolim shtëpiak dhe shumë nga folësit kërkuan lirimin e tij.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Protesta ishte si ato që kemi parë. Folën disa persona, teksa në fund mbajtën fjalim Meta dhe Berisha. Ky i fundit me lidhje live nga shpia. Meta duket se doli në protestë për hallin e tij. Ai sulmoi fort drejtësinë, SPAK dhe Altin Dumanin. 

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Më pas mori fjalën Berisha, i cili mbajti një fjalim si ata që kemi parë nga dritarja e banesës. Gjatë kohës që ai fliste, pati sulm me molotov ndaj Kryeministrisë, por pa persona të dëmtuar.  

20.35- Edmond Budina: Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin

I pari që mori fjalën në protestë ishte regjisori Edmond Budina. Ai bëri thirrje që këto protesta të radikalizohen, ndërsa u shpreh se drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët vazhdojnë të pasurohen. Budina hodhi idenë edhe të grevës, pasi sipas tij Rama nuk largohet, por duhet ta heqin qytetarët.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Përse protestojmë sot, protestojmë për veten tonë, për familjet tona. Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe janë bërë normalitet. Për këtë ngrihemi këtu. Ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, skandalin e 5D. Prandaj ne jemi këtu, për t’i thënë JO kësaj vjedhje dhe kësaj bande që është në pushtet. Është një bandë mafioze. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.

Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistemi. Mos ju shkojë në mendje se Rama do japë dorëheqjen. Skandalet vazhdojnë, më i fundit ai i onkologjikut,. Kanceri është kjo qeveri. Duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë”, tha ai.

21.15- Meta në protestë kundër drejtësisë, sulm frontal Dumanit dhe SPAK nga tubimi para Kryeministrisë

Opozita ka zbritur sot në shesh jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër drejtësisë. Teksa Berisha kërkon të dalë nga arresti, duket se ai që ka një hall më të madh është Ilir Meta.

Kreu i PL ju bashkua tubimit para Kryeministrisë dhe në fjalimin e tij pati sulme frontale ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Pra duket se Meta ka zbritur në shesh për hallin e vetë personal, pra halli i burgut.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Ky e ka bazuar pushtetin kriminal te Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA”, tha ai.

21.22- Sulm me bomba molotov ndaj Kryeministrisë

Kanë nisur incidentet në tubimin e opozitës, ku protestuesit kanë hedhur molotov para Kryeministrisë.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Menjëherë sapo lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha mori fjalën e tij, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt Kryeministrisë. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja apo dëme.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Kjo është e njëjta taktikë që protestuesit ndjekin edhe gjatë protestave para bashkisë së Tiranës. Ndërsa policia, i ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen.

21.30- Berisha në protestë: Rilindja e mbushur me hajdutë dhe trafikantë

Ish-kryeministri Sali Berisha  tha se sot “gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale”.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, lideri i Partisë Demokratike tha se spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh falë Ramës.

Duke iu drejtuar protestuesve të opozitës, Berisha shprehet se plaga më e madhe e shoqërisë sot është largimi masiv i shqiptarëve në 11 vitet e qeverisje së Edi Ramës.

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Largimi i mbi 1 mln shqiptarëve brenda 11 viteve është plaga më e madhe e shoqërisë. Ky dënim iu ka vrarë shpresën dhe çdo ëndërr për vendin, ndaj shpëtimi i vetëm është largimi masiv nga vendi. Edi Rama, shpopullimi masiv e kishte pjesë të axhendës së vet se e do Shqipërinë pa shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha tha gjithashtu se Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj skandaleve, madje nuk shfaq as pendesë.

Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët. Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju. Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opzitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës. Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë", tha ai.

22.00- Protesta e opozitës zhvendoset te Bashkiae Tiranës, hidhen bomba molotov

Më pas turma u zhvendos para Bashkisë së Tiranës. Edhe aty protestuesit kanë hedhur tymuese dhe bomba molotov. Sapo kanë mbërritur, protestuesit kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë. Një prej molotovëve të hedhur në një nga dritaret e Bashkisë së Tiranë, është fikur menjëherë nga forcat e policisë. 

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

Në total protesta zgjati afro 3 orë. Më pas Noka dhe Bardhi u drejtuan drejt selisë, ku u njoftua dhe fundi i tubimit. /Pamfleti

“Jo narko-shtetit! Free Berisha”/ Opozita në protestë,

 

Lini një Përgjigje