
Në protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë është parë dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës.
I rrethuar nga disa shoqërues, Shkëlzen Berisha merr pjesë në protestën ku kërkohet lirimi i të atit të tij, në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar. Pranë tij duken qartë truprojat që në fakt janë të Sali Berishës, por duke qenë se ai është në arrest ruajnë fëmijët e tij.

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë”, tha ai.
Lini një Përgjigje