Është mbyllur pas dy orësh protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Mbështetësit e Partisë Demokratike janë nisur për te godina e Bashkisë së Tiranës, aty ku kanë zhvilluar protesta të njëpasnjëshme.
Menjëherë sapo është njoftuar që turma e protestuesve do t’i drejtohen bashkisë, janë parë edhe forca të shumta policie për të krijuar kordonin para godinës.
Ndërkohë, më herët gjatë protestës para kryeministrisë, në momentin kur fjalën e mori Sali Berisha protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë ku u desh ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.
Lini një Përgjigje