
Tensione ka pasur edhe para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit kanë hedhur tymuese dhe bomba molotov.
Sapo kanë mbërritur, protestuesit kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë. Një prej molotovëve të hedhur në një nga dritaret e Bashkisë së Tiranë, është fikur menjëherë nga forcat e policisë.
Militantët hodhën motolov edhe më herët, gjatë protestës para kryeministrisë, gjatë fjalën së Sali Berishës.
Tubimi në Buvelardin Dëshmorët e Kombit, zgjati plot 2 orë ndërsa morën fjalën kreu i PL Ilir Meta, lideri i PD-së Sali Berisha, mjeku Erion Dasho, Donika Haxhia dhe regjisori Edmon Budina.
Lini një Përgjigje