TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 18:52

"Ngjarje kriminale që kanë lënë pas viktima", Braçe: SPAK të hetojë "21 Janarin" dhe "Gërdecin"

Shkruar nga Pamfleti

"Ngjarje kriminale që kanë lënë pas viktima",

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur sot lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për një sërë çështjesh. Braçe tha se SPAK duhet të merret me çështje që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë si “Gërdeci” dhe “21 janari”.

Braçe deklaroi se tabulatet telefonike mjaftojnë si prova dhe dyshime për hetimet e “21 Janarit”, ndërsa e cilëson si një ngjarje kriminale.

“I kemi kaluar që nga 1912, kemi kaluar drejtësinë  e Zogut, Enver Hoxhës, kemi kaluar drejtësinë e Sali Berishës, s’kishte asnjë standard. Një pjesë e atyre që janë në partinë e tij nuk janë në burg akoma dhe sot. Thoma u burgos shtyu me 10 ditë afatin e dorëzimit të pajisjeve, akt që i kurseu lek shtetit shqiptar. Kjo është çështja? Në Shqipëri janë vrarë njerëz.

Çështja që ka shënjuar historinë e Shqipërisë është 21 janari. Janë vrarë njerëz. Nëse do të hetosh heto ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Në Gërdec janë pjekur njerëz të gjallë atje. Janë tabulate telefonike. Janë bërë gjyqe në Amerikë. Është bërë proces hetimor në Amerikë. Ai nuk vlejnë këto për dyshime të arsyeshme për atë ngjarje. Është ngjarje kriminale”, tha deputeti për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje