TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 18:35

Nuk i la gjë pa thënë, Noka fal Gaz Bardhin: Të gjitha gjërat i kam hedhur pas krahëve

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i la gjë pa thënë, Noka fal Gaz Bardhin: Të gjitha

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur lidhur me përplasjet dhe akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit. Ky i fundit ka hedhur akuza të forta lidhur me pasurinë e Nokës.

Ai është shprehur se ia ka falur të gjitha akuzat për të mirën e partisë dhe për t’u bërë bashkë kundër regjimit të Edi Ramës. Noka u shpreh gjithashtu se marrëdhëniet me Gaz Bardhin janë të shkëlqyera ndërsa shton se e ka konsideruar si një debat dhe jo sulm.

“Marrëdhëniet me Gazment Bardhin i kam të shkëlqyera dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Partia Demokratike është një parti vlerash dhe është e vetmja forcë që njeh diversitetin.

Por më rëndësi është që sot ne jemi të gjithë aty në vijën e parë të frontit për të mirën e partisë dhe për të mundur regjimin. Unë ia kam falur të gjitha akuzat, të gjitha gjërat i hedh pas krahëve sepse e konsideroj debat me njeri-tjetrin.

Ndoshta mund të jesh përballë njeriut tënd, por ke edhe armikun përballë dhe duhet të vazhdosh përpara”, tha Noka për “Dritare Tv”.

Lini një Përgjigje