TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 21:54

“Ngjarja revansh i krimit ndaj shtetit, avokatin e kanë survejuar”/ Murrizi kritika policisë: Mungesë serioziteti

Shkruar nga Pamfleti

“Ngjarja revansh i krimit ndaj shtetit, avokatin e kanë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka folur për ngjarjen e rëndë, ku u dhunua barbarisht avokati Sokol Mëngjesi.

Murrizi nuk ka kursyer akuzat ndaj drejtorit të Policisë, Tonin Vocaj.

Sa i përket ngjarjes që ndodhi në mes të Tiranës, Murrizi e cilësoi një revansh që krimi ka marrë ndaj shtetit.

Sipas Murrizit, ajo që bie në sy nga reagimi i policisë është mungesa e seriozitetit të Tonin Vocajt, pasi duhet të kopsiste çështjen mirë dhe mos të thoshte që është një sherr banal që ndodhi rastësisht për shishen e qumështit.

“Një shtet që i sheh ngjarjet me tifozllëk është i imi apo është i huaj është një shtet bastard. Mungesa e seriozitetit të këtij drejtorit të policisë del dhe sikur ky ka qëlluar rastësisht në rrugë është një i fortë që merret me arte marciale ky Tonini, dhe qëllon rastësisht dhe jep komentet siç e shikon ky. Je Drejtor i Policisë së Tiranës, ke qenë prej 15-20 vitesh në kupolën drejtuese, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, dhe dil serioz kopsite çështjen mirë dhe mos më thuaj që aty është një sherr banal që ndodhi rastësisht për shishen e qumështit, ky çonte fëmijën në kopsht dhe u fërkoi pasqyrën e makinës”, tha Murrizi.

Ndër të tjera, Murrizi deklaroi se autorët mund ta kendë ndjekur avokatin Sokol Mëngjesit prej 2 javësh, për të parë orarin dhe lëvizjet që ai bën.

“Aty do të ketë pa frikë nja 2 javë që e survejojnë atë, orarin se kur del, kë çon, ka rob apo nuk rob mbrapa. E kanë ruajtur mirë dhe kanë gjetur një orar në mëngjes që ala policia...Ku do fshihet avokati, tre stacione ka avokati, zyrë, gjykatë, shtëpi. E gjithë ngjarja në mes të Bllokut është revansh që krimi ka marrë ndaj shtetit sepse treçereku i strukturave të Policisë së Shtetit bëjnë flirt dhe janë të lidhur me krimin”, theksoi Murrizi.

myslim murrizi sokol mengjesi tonin vocaj

Lini një Përgjigje