TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 21:42

Agron Shehaj: Rama ose do të dalë para drejtësisë, ose SPAK do të dështojë

Shkruar nga Pamfleti

Agron Shehaj: Rama ose do të dalë para drejtësisë, ose SPAK
Deputeti Agron Shehaj njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Politike “Mundësia” ka komentuar komisionin antikorrupsion të partisë socialiste.

Shehaj tha se kryeministri Edi Rama do bëjë të pamundurën për kapjen e SPAK-ut.

Shehaj shprehet se sipas tij Rama e ka luftë për jetë a vdekje kapjen e Prokurorisë së Posaçme.

“Dy rrugë janë ose Edi Rama do të dalë para drejtësisë dhe nuk do të mund të justifikohet me ngrënien e dardhave pas shpine, ose SPAK do të dështojë. Mesazhin e parë ia dhanë SPAK me miratimin e amnistisë penale. Edi Rama mund të shkatërrojë SPAK po të dojë, pasi votat i gjen, kemi një opozitë të shpartalluar”, tha Shehaj për News24.

“Unë besoj se kjo do të ndodhë, shikoni mesazhet që i janë dhënë SPAK. Po e pengojnë me policinë, i kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK”, përfundoi Shehaj.

agron shehaj

Lini një Përgjigje