TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 18:38

Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të votojnë kundër Komisionit “Xhafaj”; largohen me shpejtësi nga salla (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të
Bardhi braktis votimin

Gazment Bardhi dhe 5 deputetë largohen me shpejtësi para se të hidhet në votim drafti për komisionin “Xhafaj”...

Konfirmohet pazari Rama-Berisha me komisionin antikorrupsion. Ndonëse opozita doli kundër dhe hodhi akuza, kur erdhi puna te votimi, votat firuan.

Kuvendi ngriti sot me 74 vota pro komisionin që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe që do të zhbëjë reformën në drejtësi, por në sallë u vu re një fenomen i çuditshëm. Para se të hidhej në votim projektvendimi, u votua ligji për komunikimet elektronike. Ky ligj mori 12 vota kundër nga opozita. Pas tij u votua për ngritjen e komisionit “Xhafaj” dhe ra në sy fakti se pati vetëm 6 vota kundër. Ata që shtypën butonin e kuq ishin: Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi.

Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të
Votat për komisionin "Xhafaj"

Ndërkohë 6 deputetët e tjerë që ishin prezent, në momentin që Nikolla hodhi në votim vendimin për komisionin antikorrupsion, u ngritën dhe ikën duke mos marrë pjesë në votim dhe duke mos dhënë votën kundër. Ata janë: Gazment Bardhi, Xhelal Mziu, Kastriot Piroli, Bledion Nallbati, Luan Baçi dhe Fatmir Mediu.

Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të
Votat për ligjin e komunikimeve elektronike

Normalisht ngrihet pyetja: Pse deputetët në fjalë nuk votuan kundër draftit, duke qenë se e kundërshtuan paradite?


Ky veprim konfirmon atë që po flitet në korridoret e politikës. PS vërtet e ngriti e vetme komisionin, por opozita do të dërgojë përfaqësuesit e saj atje. Justifikimi i saj do të jetë se ne nuk e deshëm komisionin, por po dërgojmë anëtarët që të mos ta lëmë Ramën të kapë drejtësinë dhe organet kushtetuese. Ai i cili ishte kundërshtari më i flaktë ishte Gazment Bardhi, por duket se ai është i pari që çohet me vrap dhe largohet sapo hidhet në votim drafti.

Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të
Momenti kur Bardhi braktis votimin

Me pak fjalë politika do  të bëhet bashkë për të hedhur në erë drejtësinë e re. Berisha është nën arrest dhe Rama po ashtu është në shënjestër të SPAK. Shumë ministra dhe zyrtarë janë me dosje dhe madje flitet se mund të shkohet dhe te vetë kreu i qeverisë. Tani të gjithë po bëhen bashkë dhe duke përdorur Fatmir Xhafajn do të tentohet të goditet drejtësia. A do ja dalin dot? Kjo është në dorë të ndërkombëtarëve, të cilët duhet të reagojnë dhe të mos lejojnë një pazar të tillë. /Pamfleti

Konfirmohet pazari, si Bardhi dhe 5 deputetë të PD refuzuan të
Deputetët e tjerë braktisin votimin

Lini një Përgjigje