TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 16:01

Pazari me Komisionin Antikorrupsion, zbardhen emrat e 10 deputetëve që pritet të hedhin në erë reformën në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Pazari me Komisionin Antikorrupsion, zbardhen emrat e 10 deputetëve që
Kuvendi sot

Fati i komisionit varet nga PD, e cila edhe pse nuk voton, flitet se më pas do të dërgojë emrat e anëtarëve të saj...

Kuvendi pritet të votojë sot ngritjen e komisionit të famshëm antikorrupsion, i cili do të hedhë në erë reformën në drejtësi dhe do të vërë nën kontroll organet kushtetuese. Opozita e ka kundërshtuar, por testi do të jetë më pas, nëse opozita do t’i dërgojë përfaqësuesit e saj në komision apo jo.

Dje u zbardh projektvendimi për ngritjen e komisionit dhe ndryshe nga çdo komision tjetër, përbërja duket se është e përcaktuar në emra konkretë. Sipas draftit, ai do të përbëhet nga 11 anëtarë, që janë: Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).

Nëse shkojmë më thellë, te Komisioni i Ligjeve kemi: Klotilda Bushka - Kryetare (PS), Dhurata Çupi (Tyli) - Zëvendëskryetare (PD); Komisioni për Çështjet Europiane: Jorida Tabaku - Kryetare (PD), Etilda Gjonaj - Zëvendëskryetare (PS); Komisioni për Ekonominë dhe Financat:  Eduard Shalsi - Kryetar (PS), Sorina Koti - Zëvendëskryetare (PD); Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Flutura Açka - Kryetare (PD), Evis Kushi- Zëvendëskryetare (PS); Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian: Jorida Tabaku, Kryetare; Z. Toni Gogu, Zëvendëskryetar. Duke qenë se Tabaku del dy herë, pritet që PD të ketë një anëtar tjetër.

Ndërkohë mungon vetëm emri i kryetarit, i cili sipas burimeve do të jetë Fatmir Xhafaj. Pra, këta janë deputetët, të cilët duket se do të fusin në skaner ligjet e reformës në drejtësi dhe do të shtojnë kontrollin ndaj institucioneve të pavarura. Kjo gjithmonë nëse PD vendos të bashkohet, në të kundërt do të jenë vetëm 6 emra nga PS, të cilët do të tentojnë të ndalin hegjemoninë e SPAK. /Pamfleti

Pazari me Komisionin Antikorrupsion, zbardhen emrat e 10 deputetëve që

 

Lini një Përgjigje