TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 14:10

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Spiropali revoltohet me opozitën: Ju akuzoni Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Spiropali revoltohet me opozitën: Ju
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është përgjigjur akuzave të opozitës që kanë bërë fajtor kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

Ministrja tha se opozita dhe Berisha akuzuan Edi Ramën për dhunën ndaj avokat Mëngjesi para se policia të zbardhte ngjarjen.

“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut. Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia. Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën. Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”’, tha Spiropali.

Kujtojmë që Mëngjsi u dhunua mëngjesin e djshëm nga katër persona, të cilët janë identifikuar nga policia. Njëri prej tyre Dorian Alia është vetëdorëzuar, ndërsa në pranga ra edhe Dritan Nano, personi i cili dyshohet se ka urdhëruar sulmin. Avokati Mëngjesi ndodhet i intubuar prej ditës së djeshme pasi është në gjendje të rëndë.

58-vjeçari Dritan Nano, është organizatori dhe porositësi i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi sipas policisë. Nano u shoqërua të mërkurën nga policia dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues me ta, por ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin Mëngjesi.

Kjo çështje dyshohet se ka qenë arsyeja pse u kërkua dhunimi i tij. Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgimin e një prone në Tiranë. Procesi është fituar nga ai, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

elisa spiropali rama sokol mëngjesi

Lini një Përgjigje