
Ministri Taulant Balla ka prezantuar ligjin për adresat, që pritet të votohet sot në Kuvend. Ai tha se janë parashikuar penalitete për kryetarët e bashkive që nuk emërojnë rrugët.
Gjithashtu Balla tha se emërtimi i rrugëve do të ndihmojë në orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin.
Kodi unik, tha Balla, është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit”.
“Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve.
Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.
Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit”, u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje