
Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti ka folur në Kuvend për Raportin e Insitutit për krimet e komunizmit. Ai nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e të dënuarve, vrarëve dhe internuarve gjatë asaj periudhe.
Alizoti u është drejtuar deputetëve të mazhorancës duke u thënë se janë sekretarë të komunizmit.
“Kam qenë në Qafë Bari dhe në Burrel. E kam parë babën time fëmijë në burgun e Spaçit. Si mundet PS pas 30 vitesh që të flasë në këto tema. Asnjë pushtues në vend nuk ndërtoi kampe përqendrimi në këto përmasa. Kjo ishte fatkeqësia e një kombi të vogël që ndërmori një ideologji të ardhur nga kriminelët më të mëdhenj të botës.
Dhe sot flasin sekretarët e rinisë së komunizmit për Spaçin apo për të përndjekurit e tjerë. Ju duhet të heshtni sot! Më jepni 5 minuta për të folur për 5 mijë vuajtje. Është mëkat se i ka ndodhur kombit shqiptar. Ju lejoni sekretarin e komunizmit të flasë këtu për antikomunizëm. Komunizmi prodhoi banalitet, ju prodhoi juve! Ju jeni banaliteti i Shqipërisë, Kolegë të nderuar kush e ndjen 1 minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi. Ju ftoj kolegë të nderuar”, tha Alizoti.
Lini një Përgjigje